Ardhja e Visho Ajazi Likes ne krye te Shërbimit Informativ Shtetëror, shënon një pike kthese ne drejtimin e këtij shërbimi dhe shton friken e kontrollit te tij edhe njëherë nga mazhoranca e Sali Berishës. Po t'i shtojmë kësaj edhe faktin se ne periudhën famëkeqe te drejtimit te SHIK nga Bashkim Gazidede, Visho Ajazi ka mbajtur postin e zv/drejtorit te shërbimit te jashtëm, faktin tjetër, qe u mor nga qeveria për te drejtuar shërbimin inteligjent, apo dhe komentin gjithë rezerva e habi nga ambasada amerikane, kjo lëvizje nuk parathotë asgjë te mire. Por si është drejtuar shërbimi inteligjent shqiptar ne me shume se dy dekada, qe me ndryshimin e sistemit? Shërbimi informativ shqiptar ka njohur 8 drejtues qe nga viti 1991, kur u ndryshua regjimi e deri me sot. I pari drejtues ka qene Irakli Kostallari. Kjo kohe njihet edhe si periudha kur shërbimi u shndërrua në Shërbim Informativ Kombëtar. Nga viti 1992 e deri në vitin 1997, ky institucion drejtohet nga Bashkim Gazidede. Kjo është cilësuar si periudha më e erret e shërbimit, që pas vitit 1990, kur shërbimi i fshehtë u shndërrua në polici politike e partisë në pushtet, pra Partisë Demokratike. Në këtë kohë u zhduken njerëz, një prej të cilëve, Remzi Hoxha, rasti i te cilit nuk është hetuar përfundimisht nga drejtësia. Ne këtë periudhe u përgjua opozita e vendit por edhe u përndoqën gazetarët antiregjim. Në vitin 1997, këtë institucion e drejtoi Arben Karkini i propozuar nga Partia Republikane. Por Karkini qëndroi vetëm pak muaj në këtë institucion, duke mos e futur dot frymën e tij deri kur u zëvendësua në postin e drejtorit të shërbimit informativ shqiptar Fatos Klosi, i cili e drejtoi këtë institucion nga 1998 deri në vitin 2002. Këto ishin dhe vitet e luftës së Kosovës dhe sidomos shumë e njohur edhe lufta kundër grupeve islamike. Pas shkarkimit të Fatos Klosit, shkarkim i cili erdhi pas ngritjes së një komisioni hetimor për të nga Kuvendi i Shqipërisë, ky institucion u drejtua për disa muaj në mënyrë të komanduar. Më pas, në vitin 2002 vjen në këtë institucion Kujtim Hysenaj, diplomat me karrierë të suksesshme. Në periudhën e drejtimit nga Hysenaj, SHISH kontribuoi në miratimin e ligjit për përgjimet dhe telekomunikacionit. Ky ligj do të garantonte të drejtat e qytetarëve, por do të ishte edhe një mjet shumë i fortë për të luftuar krimin e organizuar. Hysenaj ndryshe nga paraardhësi i tij, nuk pati akuza as nga opozita as nga mazhoranca e kohës deri në vitin 2005 kur ndërroi jetë pas një sëmundjeje te rende. Pas kësaj, drejtimi i këtij institucioni i besohet Bahri Shaqirit, ish-shef kabineti i Hysenajt. Ndryshe nga paraardhësi, që nuk u akuzua nga politika, Shaqiri nuk pati marrëdhënie të mira me kryeministrin Berisha. Në 2010 shumica ndërmori një nismë për ndryshimin e ligjit për shërbimet sekrete, e cila u pa më tepër si një përpjekje për të spostuar zotin Shaqiri, duke përcaktuar një mandat kohor për kreun e Shërbimit Informativ. Por qeveria u tërhoq në momentin e fundit, pas një presioni ...