http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka vendosur të mos i kalojë në heshtje qëndrimet e Presidentit të republikës në lidhje me punën e Shërbimit Informativ Shtetëror. Vetëm pak ditë pasi kreu i shtetit ndryshe nga qeveria deklaroi se shërbimet sekrete kanë dhënë informacion të detajuar për situatën e rendit përfshi edhe shpërthimet me tritol. Ministri i Brendshëm Tahir ka shkuar në selinë e presidencës për të sqaruar situatën me Shërbimin Informativ Shtetëror. Tahiri i ka dorëzuar kreut të shtetit edhe një dosje për t'i provuar se SHISH nuk ka dhëne asnjë informacion për shpërthimet me tritol. Ministri Tahiri nuk i ka fshehur rezervat për rolin e Bujar Nishanit si President i Republikës, duke i kujtuar kushtetutën. As Presidenti i Republikës nuk e ka fshehur tensionin mes tij dhe qeverisë. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, bëhet e ditur se kreu i shtetit i ka kërkuar ministrit të evitojë konfliktin verbal me institucionet, duke mbrojtur serish punën e Shërbimit Informativ Shtetëror. Në 6 muajt e qeverisë Rama, çështja e SHISH nuk është përplasja e parë mes mazhorancës dhe Presidentit. Kreu i shtetit doli kundër aktit normativ për nëpunësin civil duke refuzuar t'a dekretoje, ka deklaruar se nuk do të dekretojë 2 ambasadorë, nuk ka dekretuar ende planin e përhapjes së forcave të armatosura, ndërkohë që shumica nga ana e saj i ka rrezuar dekretet për anëtare të Gjykatës së Lartë.