Opozita refuzon Thaçin - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Opozita në Prishtinë i përgjigjet negativisht thirrjeve që vijnë nga qeveria dhe partia më e madhe në pushtet për formimin e një ekipi të unitetit para nisjes se bisedimeve dhe takimeve në nivele të larta politike me Serbinë.
Përfaqësuesit e opozitës i shohin këto thirrje të kreut të qeverisë si përpjekje për shpërndarjen e përgjegjësisë pas bisedimeve teknike, të cilat, sipas opozitës, i sollën vetëm dëme Kosovës. Shefi i Grupit më të madh parlamentar opozitar në Kuvend, atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, thotë se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e planeve të kryeministrit Hashim Thaçi për bisedimet e ardhshme eventuale me Beogradin zyrtar. Partitë opozitare i kane kujtuar kryeministrit Thaçi se bisedimet politike me Serbinë kanë përfunduar me negociatat e Vjenës. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se me veprimet e saj qeveria aktuale i ka bërë dëme Kosovës me procesin e deritanishëm të bisedimeve. Qëndrimin me radikal kundër bisedimeve e ka mbajtur ne mënyrë te vazhdueshme lëvizja vetëvendosje e Albin Kurtit.

Opposition responds negatively Pristina calls coming from the government and the largest party in power for the formation of a team unity before the departure of the talks and meetings at high political levels with Serbia.
Opposition representatives view these calls as head of government efforts to distribute responsibility after technical talks, which, according to the opposition, brought only damage Kosovo. Group Chief largest parliamentary opposition in the Assembly, that the Democratic League of Kosovo, Ismet Beqiri, says that LDK would not be part of Prime Minister Hashim Thaci plans for possible future negotiations with Belgrade. Opposition parties have reminded Prime Minister that political talks with Serbia ended with the Vienna negotiations. Vice President of the Alliance for the Future of Kosovo, Ahmet Isufi, says that with its current government actions has done damage to the process of ongoing Kosovo status talks. With radical stance against talks he held progressively self-determination movement Albin Kurti.

Share This Video


Download

  
Report form