Bajden takon Thaçin: Të zbatohet pakti - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Ndërsa rikonfirmon mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden, përshëndet marrëveshjen e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizmin e marrëdhënieve, si dhe kërkon zbatimin sa më parë të saj. Bajden ia komunikoi këtë kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë. Siç raporton televizioni RTK, Thaçi ka thënë pas takimit se ka marrë mbështetjen e plotë nga Bajden për zbatimin e paktit të 19 prillit, nënshkruar nga ai dhe kryeministri serb, Daçiç. "Bajden përshëndeti progresin e arritur në Kosovë. Në veçanti marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, e cila ka hap perspektivë të re për rajonin. Edhe Zv/presidenti Bajden në emër të Shteteve te Bashkuara te Amerikës edhe njëherë rikonfirmon mbështetje të plotë që pas arritjes se marrëveshjes, SHBA-ja mbështet fuqishëm implementimin e kësaj marrëveshje që është jetike për rajonin",-u shpreh Thaçi pas bisedës.Thaçi shtoi se Thaçi, tha se numri dy i SHBA-ve përshëndeti progresin e arritur në Kosovë, me reformat që po kryhen në ekonomi, politikë dhe fusha të tjera, si dhe i premtoi atij që SHBA-të do të lobojnë te pesë vendet e BE-së, që ta njohin sa më parë Republikën e Kosovës. Vizita e Thaçit në SHBA vijon me takime me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë e me kongresmenë, për t'u mbyllur të premten me pjesëmarrjen në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, në Nju Jork.

Share This Video


Download

  
Report form