Burg pa afat për Ilir Xhakjan - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 3

Pasi ka qëndruar për 48 ore i arrestuar 38-vjeçari Ilir Xhakja, i akuzuar për vrasjen e Kryekomisar Adem Tahirajt, është sjelle këtë te hënë ne Gjykatën e Krimeve te Renda për tu vlerësuar me masën e sigurisë. Seanca nisi ne orën 10:10 minuta, ndërsa mberritja e te pandehurit ne gjykate u shoqërua me supermasa sigurie. Përgjatë gjithë kohës, i akuzuari qëndroi i shoqëruar ne sallën e gjyqit nga efektivë te forcave speciale, te veshura me antiplumb. Ndërsa ne ambientet e gjykatës kishte një shtim te forcave te sigurisë. I pandehuri kërkoi qe te mbrohej nga avokati Ilia Iliaj, por ky i fundit kishte paraqitur ne gjykate një kërkesë, ku pretendonte se kishte te tjera angazhime. Ne këto kushte, Gjykata i caktoi avokatin Arjan Rama. Akuza përfaqësohej nga dy prokuroret, Njazi Seferi dhe Eugen Beci, te cilët kërkuan qe për shkak te sekretit hetimor seanca te zhvillohej me dyer te mbyllura, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari i çështjes. Por gjithçka nuk zgjati me shume se 15 minuta, pas te cilave, gjykatësi shpalli vendimin e masës se sigurisë arrest me burg pa afat për te pandehurin, mbi te cilin rendojnë tre akuza te renda. Tashme 38-vjeçari Ilir Xhakja do te qëndrojë ne çelite e paraburgimit 313, ku prej dy ditësh janë marre masa për te larguar elementet e dyshimte qe mund te përbejnë kërcenim për jetën e tij. Ndërkohë qe ne orët e para te mëngjesit inspektoret e Këshillit te Larte te Drejtësisë kane mbërritur ne Gjykatën e Durrësit për te inspektuar dosjen qe shpalli te pafajshëm një vit me pare 38 vjeçarin. Katër dite me pare Ilir Xhakja qëlloi për vdekje shefin e komisariatit te Shijakut, Adem Tahiraj, pas një konflikti gjate një operacioni për kontrollin e makinave te dyshimta ne fshatin Katund Sukth te Durrësit. Aktualisht ne kërkim është nipi i tij Ledio Krasnaj, i cili ka qene me Xhakjan gjate momentit te vrasjes.

Prison term for Ilir XhakjanPasi stood for 48 hours arrested 38-year-old Ilir Jack, charged with the murder of Chief Adam Tahiraj, is bringing this Monday at the Serious Crimes Court to assess the extent of security. The session began at 10:10 minutes, while the arrival of the defendant in court was associated with security supermasa. Throughout time, the defendant stood accompanied in the courtroom by effective special forces, wearing bulletproof. While in the court premises was an increase in security forces. The defendant sought to protect by a lawyer Ilia Iliaj, but the latter had submitted to the court a request, claiming that he had other commitments. In these circumstances, the Court appointed counsel Arjan Rama. The prosecution was represented by two prosecutors, Njazi Seferi and Eugen Beci, who asked that due to confidentiality investigative hearings to be held behind closed doors, a request which was accepted by the judge. But that did not last more than 15 minutes, after which the judge declared that the measure decision to arrest security prison term for the defendant, upon which weigh three serious charges. Now the...

Share This Video


Download

  
Report form