"Vetro Energy" merr "Albpetrol-in" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 3

Ashtu siç edhe pritej, kompania e cila do të blejë së shpejti "Albpetrol-in" është bashkëpunimi amerikan "Vetro Energy", i cili ka dhënë edhe ofertën më të lartë gjatë ankandit të hapur para dy javësh. Ministria e Ekonomisë shpjegoi se sipas konsulentit Patton Boggs, kompania qe kishte cilësitë më të mira në dokumentacion ishte "Vetro Energy", por gjithashtu edhe oferta e lartë me 850 milionë euro ka bërë që kjo kompani të zërë vendin e parë në renditje. Sipas Sokol Dervishaj, që pas hapjes së ofertave të privatizimit, në garë mbetën 6 kompani ku "Gazprom" dhe "Eko log" u përjashtuan për mungesë garancie dhe mangësi në dokumentacion, kompania që dha ofertën 750 milion euro "Amber shime", rezultoi me parregullsi në deklarimin e aseteve, kështu që në garë mbetën vetëm tre. I pyetur nga mediat lidhur me pronarët e konsorciumit nëse janë teksianë apo ka edhe shqiptarë, njësoj siç rezultoi pas privatizimit të "Armo-s" Dervishaj u përgjigj se nuk mbante pergjegjesi. "Vetro energy" përbëhet nga dy ortakë "Silk road" equity dhe Hypo Oil, ndërkohë që garancia financiare është bërë nga banka franceze "B&B". Tashmë komisioni do të presë edhe 5 ditë për ankesat e firmave të tjera pjesëmarrëse në tender dhe më pas do ta nisë për miratim pranë Këshillit të Ministrave, më vonë kur të miratohet edhe nga parlamenti, kompania është e detyruar që të derdhë paratë për llogari të shtetit shqiptar. Privatizimi i "Albpetrol" ka ndodhur në një kohë kur qeveria shqiptare gjendet në një situatë të vështirë financiare për shkak të mosrealizimit të të ardhurave, por nga ana tjetër do të mbushë me para buxhetin e shtetit gjatë vitit të ardhshëm i cili është edhe një vit zgjedhor.

As expected, the company that will soon buy "Albpetrol-in" is American cooperation "VETRO Energy", which has also provided the highest bid during the auction opened two weeks ago. Ministry of Economy explained that the by Patton Boggs consultant, the company that had the best qualities in the documentation was "VETRO Energy", but also offers high with 850 million euro has prompted the company to take first place in the ranking. According Sokol Dervishaj, that after the opening of privatization bids, the race remained 6 where the company "Gazprom" and "Eco log" were excluded for lack of security and the supporting documentation, the company gave 750 million euro bid "Amber Shima", resulted in irregularities in the statement of assets, so the race were only three. Asked by the media about whether teksianë consortium owners or Albanians, as it resulted in the privatization of "ARMO" Dervishaj replied that bore no responsibility. "Energy VETRO" consists of two partners, "Silk road" equity and hypo Oil, while the financial guarantee is made ??by the French bank "B & B". Now the commission will wait another 5 days for complaints other firms participating in the tender and then will begin to approval by the Council of Ministers later when passed by parliament, the company is obliged to pay the money to...

Share This Video


Download

  
Report form