Dogana merr ne dore akcizën - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Kalimi i akcizës në administrimin e doganave që prej ditës së sotme është shoqëruar njëkohësisht edhe me rritjen e saj për pjesën e produkteve të cilat importohen gjysëm të gatshme. Kjo rritje ka prekur kafen, karburantet por edhe disa mallra të tjera, të cilat priten të sjellin kosto shtesë për biznesin. Kështu nëse akciza për kafen e parëpunuar me ligjin e vjetër ishte 30 lekë për kilogram, tashmë ajo barazohet me atë të kafes së përpunuar, ku biznesi detyrohet të paguajë 140 lekë për kilogram. Por për sipërmarrësit ky ndryshim që vjen me ligjin e ri të akcizave sjell politika jo të favorshme për punësimin, ku bizneset të cilët blejnë lëndë të para dhe më pas i përpunojnë në Shqipëri, tashmë do të orientohen më tepër për të blerë produkte të gatshme. Edhe pse ky ligj më parë është prezantuar para grupeve te interesit, bizneset deri tani nuk kanë shprehur asnjë kundërshtim. Sipas ekspertëve, barra që ky ndryshim do të krijojë do të ndihet në vijim, pasi tashmë është ende herët për të folur për një kosto me vlerë të caktuar duke qënë se është edhe dita e parë e zbatimit.

Transfer of excise customs administration since today is also accompanied by increasing its share of imported semi-finished products. This increase has affected the coffee, but also fuels some other goods, which are expected to lead to additional costs for business. So if excise coffee parëpunuar old law was 30 Lek per kilogram, it now equals that of processed coffee, where the business is obliged to pay 140 ALL per kilogram. But for entrepreneurs that change that comes with the new law brings excise unfavorable policies on employment, where businesses who buy raw materials and then process in Albania and it will be oriented more to buy finished products. Although this law was previously presented to the stakeholders, businesses so far have not expressed any objection. According to experts, the burden that this change will create will be felt in the following, because now it is too early to talk about a certain value cost being that is the first day of implementation.

Share This Video


Download

  
Report form