Bie faturimi i dyfishtë në dogana - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria është tërhequr nga pagesa e dyfishte që vendoste kontrata me kompaninë, e cila ka ekskluzivitetin për skanimin e mallrave në pikat doganore. Brenda disa javësh, parlamenti do të miratojë ndryshime të tjera të kontratës që ka Ministria e Financave me firmën Rapiscan dhe S2, qe faturonte dy herë biznesin për të marrë të njëjtin shërbim. Lajmin e ka dhënë Drejtorja e Doganave, Pranvera Fagu, e cila gjatë një inspektimi në doganën e kafshitës, u kthye për të vizituar edhe një ndërmarrje fasonerie. Edhe pse në vështirësitë e krizës dhe reduktimit të tregjeve ku ata marrin materiale me porosi dhe i eksportojnë jashtë, fasonëve iu duhet të paguanin edhe për materiale të ndryshme tarifa doganore, pavarësisht nëse kjo taksë ishte paguar njëherë në doganën ku ata merrnin mallin. Shoqata e fasoneve ka ankimuar ne gjykate kontratën e qeverise per skanimin e konteniereve, e cila detyron çdo biznes te paguaje 22 euro tarife për çdo deklarate doganore qe bën. Por paradoksi me i madh ne ketë marrëveshje është fakti qe edhe pse kompania nuk ka vendosur te gjithë skanerët dhe nuk e kryen shërbimin e skanimit, tarifa serish paguhet. Po ashtu, nje tjetër nen i kontratës, i cili kundërshtohet masivisht, është pagesa qe behet per çdo deklarate dhe jo kontenier, ne momentin qe biznesi kalon kamionin per te kontrolluar ai mund te ketë aty 7 produkte te ndryshme, te cilat plotësohen ne deklarata me vete.

Share This Video


Download

  
Report form