Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle deklaron nga Prishtina se në gjysmën e parë të 2013-ës, Kosova mund të fillojë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në. Duke folur gjatë vizitës që zhvilloi në kryeqytetin kosovar, Fyle tha se shteti i ri ka arritur progres substancial për pjesëmarrjen në programet e unionit dhe se studimi i fizibilitetit nuk është pengesë ligjore për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabizilim Asociimit. Ai theksoi gjithashtu se dialogu me Beogradin, nuk është kusht për MSA-në. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është hapi i parë drejt anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Europian. Detyrimet e Kosovës para nënshkrimit të MSA-së janë forcimi i sundimit të ligjit, gjyqësorit, reforma në administratën publike, reforma zgjedhore, mbrojtja e pakicave dhe tregtia.
Enlargement Commissioner Stefan Fule Pristina declares that in the first half of 2013, Kosovo can begin negotiations on a Stabilisation and Association Agreement with the EU. Speaking during the visit he held in Kosovo's capital, Fule said that the new state has achieved substantial progress for participation in the programs of the union and that the feasibility study is no legal obstacle to the signing of the Stabilisation and Association Process. He also stressed that the dialogue with Belgrade, there is a requirement for SAA. Stabilisation and Association Agreement is the first step towards Kosovo's membership in the European Union. Kosovo's obligations before the signing of the SAA are to strengthen the rule of law, the judiciary, public administration reform, electoral reform, protection of minorities and trade.