Historiku i vizitave nga SHBA - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 4

Vizita e sekretares se shtetit Hilari Klinton ne 1 nentor 2012 ne Tirane, është e katërta e ketij niveli në Shqipëri, pas rënies së komunizmit. Mesazhi i kryediplomates amerikane, paralajmëruar nga zedhenesja e saj, eshte për kulturën e zbatimit të ligjit dhe forcimin e institucioneve në vend.
Por cili eshte historiku i ardhjes se ketyre personaliteteve ne Shqipëri?! E para vizite e nje sekretari shteti ne vendin e sapoçliruar nga diktatura e gjate ishte e Sekretarit Xhejms Bejker, i cili u prit si hero në qershor të vitit 1991 dhe u pa nga shqiptaret si simbol i shpresës për ndryshim të vendit, qe vuajti per 4 dekada ne komunizmin me te eger te vendeve te lindjes. Vizita e dytë ka qenë ajo e Sekretares së Shtetit Medlin Ollbrajt, e cila mbërriti ne Shqipëri në janar të vitit 2000. Shqipëria kishte kaluar me sukses provën për menaxhim të krizës së Kosovës dhe po përpiqej të stabilizonte politikën dhe ekonominë e saj. Në atë vizitë Sekretarja Ollbrajt i dha një mesazh të fortë politikës shqiptare, duke bërë thirrje për ndarje nga krimi dhe shëndoshje të institucioneve. Ne diten e dyte e majit te vititi 2003,ne vendin tone vjen sekretari i shtetit Kolin Pauell, vizite përmbante ne vetvete dy misione te rëndësishme: nënshkrimin e kartes se Adriatikut te quajtur A3, ku tre vendet, Shqipëri, Maqedoni e Kroaci angazhoheshin te trokisnin bashke ne dyert e NATO-s. Veç kësaj Shqipëria firmosi kërkesën e SHBA-ve për njohjen e imunitetit te shtetasve amerikane nga gjykata ndërkombëtare. Por raporti mes mes Shqipërisë dhe SHBA kulmoi me 10 qershor 2007, kur Presidenti i asaj kohe i shteteve te Bashkuara Xhorxh Bush, zbriti per disa ore ne vendin, per te përcjellë disa mesazhe gjate takimeve me krerët e larte te shtetit dhe konferencës per shtyp. Per here te pare kreu i shtëpisë se bardhe artikuloi qarte mbështetjen per pavarësinë e ardhshme te Kosovës, ndërsa ne Fushe-Kruje ku devijoi per nje ndalese te papritur, Bush u prit si hero, dhe pamjet e asaj ndalese bene xhiron e botes.

Share This Video


Download

  
Report form