http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i Rusisë për te rritur çmimin e grurit qe eksporton, po detyron bizneset në Shqipëri, por edhe qeverinë, qe te gjejnë rruge te reja për import. Numri 2 i Ministrisë se Bujqësise, thotë se kane nisur kontaktet me Ambasadën Amerikane, për të importuar grurë nga SHBA. Por përtej vendimit te Rusisë, qeveria e shikon si më me rrezik forcimin e dollarit. Ndërsa eksperte te fushës, mendojnë se qeveria ka mekanizma qe te pengojë rritjen e çmimit ne tregun vendas. Ish-zv/Ministri i Bujqësie, thotë se marzhi i fitimit ne këtë treg është i larte. Nje dite me pare, Ministri i Bujqësisë Panariti ne një takim me importuesit e grurit, u kërkoi atyre qe te rrisin rezervat e importit, nga 1 ne 3 muaj.