Gordon: Bëni zgjedhje të lira - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Shtetet e Bashkuara te Amerikes apelojnë per zgjedhje te lira e te ndershme ne vitin 2013 si dhe per realizimin e te gjitha reformave integruese.
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë Philip Gordon, duke folur gjatë një tryeze të organizuar nga NATO, iu referua vizitës së sekretares se shtetit Hilari Clinton në Tiranë, duke përsëritur faktin se vendi ndodhet ne nje udhëkryq kritik. "Zonja Clinton e bëri të qartë se Shqipëria është në një udhëkryq kritik, ndërsa e vuri theksin tek nevoja për zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente në zgjedhjet e vitit 2013. Veçanërisht udhëheqësit e Shqipërisë duhet të zgjedhin rrugën e konsolidimit të arritjeve të deritanishme, duke miratuar reforma në drejtësi dhe administratë dhe të rishikojnë rregullat procedurale të Parlamentit. Qeveria duhet gjithashtu të shtojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar". Zoti Gordon vuri në dukje se problemet me korrupsionin dhe nepotizmin janë kthyer në problem dhe se po pengojnë investimet në këtë kohë krize. "Investitorët e huaj, do të vazhdojnë t'i anashkalojnë vendet që janë të pllakosura nga korrupsioni, nepotizmi, struktura të dobëta shtetërore dhe paqëndrueshmëria politike". Në fokus të fjalës së Gordon ishte edhe mbajtja e bisedimeve të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

United States of America appeal for free and fair elections in 2013 as well as for the realization of all integration reforms.
U.S. Assistant Secretary of State for Europe and Eurasia Philip Gordon, speaking at a roundtable organized by NATO, referred to Secretary of State Hillary Clinton's visit to Tirana, reiterating the fact that the country is at a critical crossroads. "Mrs. Clinton made ??it clear that Albania is at a critical juncture, and pointed to the need for free, fair and transparent elections in 2013. Especially Albanian leaders must choose the path of consolidating the achievements made ??so far, adopting reforms in justice and administration, and to review the rules of procedure of Parliament. The government should also step up efforts to combat corruption and organized crime. "Mr. Gordon noted that problems with corruption and nepotism have become a problem and that are impeding investment in this time of crisis. "Foreign investors will continue to bypass countries that are plagued by corruption, nepotism, weak state structures and political instability." The focus of the speech Gordon was holding high-level talks between Kosovo and Serbia.

Share This Video


Download

  
Report form