Ballkani, delja e zezë në raportin e TI - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Ballkani mbetet delja e zezë e kontinentit, sa i përket korrupsionit në nivele të larta të qeverisjes dhe në sektorin publik.
Në raportin e "Transparency International", për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012, tregohet se shtetet e rajonit kanë humbur pozicione në renditjen e përgjithshme të 176 vendeve. Pavarësisht se ka pasur shtete si Kroacia, Bosnja dhe Serbia që kanë arritur rezultat më të mirë, vende si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia, mbeten problematike. Një problem më vete është edhe Greqia. Shteti helen renditet i fundit në hapësirën e Bashkimit Europian. Edhe pse është përmirësuar me shtatë pozicione, Kosova zë vendin e 105-të në renditjen e përgjithshme. Me një vlerësim më të dobët është përballur edhe Mali i Zi, duke rënë nga vendi i 66-të, në të 75-in. Ndërsa Maqedonia ka mbetur në vendin e njëjtë, në të 69-in, ashtu si vitin e kaluar. Mes telasheve të krizës së borxheve dhe të korrupsionit nga zyrtarët e lartë, Greqia është klasifikuar në vendin e 94-ët. Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012, Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re zënë vendin e parë, bazuar në skemat e tyre të transparencës përmes sistemeve të informacionit dhe nga rregullat që caktojnë sjelljen e atyre që mbajnë poste publike. Ndërsa tabelën e renditjes e mbyllin shtete si Afganistani, Korea e Veriut apo Somalia.

The Balkans remain the black sheep of the continent, in terms of corruption at high levels of government and the public sector.
In its report, "Transparency International" Corruption Perception Index for 2012, shows that countries in the region have lost their positions in the overall ranking of 176 countries. Despite the fact that there were countries such as Croatia, Bosnia and Serbia who have achieved the best result, countries such as Albania, Kosovo, Montenegro and Macedonia, remain problematic. A separate problem is Greece. Helen state ranks last in the European Union area. Although improved seven positions, Kosova is ranked 105th in the overall standings. With a weaker assessment is faced Montenegro, dropping from 66th place in 75-in. While Macedonia has remained in the same place, at the 69-in, just like last year. Between the plight of the debt crisis and corruption by senior officials, Greece is classified in the place of 94-s. Corruption Perceptions Index for 2012, Denmark, Finland and New Zealand occupy the first place, based on their schemes transparency through information systems and the rules that determine the behavior of those holding public office. While sorting table close states like Afghanistan, North Korea or Somalia.

Share This Video


Download

  
Report form