Katani: Qeveria të zbatojë ligjet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Qeveria shqiptare nuk duhet vetëm të bëj ligje, ajo është e detyruar që të konsultohet me personat me aftësi të kufizuar ne lidhje me kuadrin ligjor. Ky është mesazhi i sekretarit te Forumit Europian të Aftësisë së Kufizuar, Rudolfo Katani, gjatë një vizite në Tiranë. Sekretari i Forumit Europian vlerëson si arritje miratimin e Konventës për të drejtën e personave me Aftësi të Kufizuar, por shprehet se shteti shqiptar duhet ta vërë në zbatim atë.
Katani kërkon që të mos ketë vonesa në zgjidhjen e komisionerit të Aftësisë së Kufizuar, një propozim ky i bërë disa muaj më parë nga Avokati i Popullit. "Arsyeja pse unë ndodhem sot këtu është fakti që Shqipëria ka miratuar një nga Konventat më të rëndësishme si është Konventa e Personave më Aftësi të Kufizuar Kjo është një Konventë e OKB e miratuar në vitin 2006 ndërkohë që deri tani është miratuar nga 136 vende në të gjithë botën. Ky është një hap mjaftë pozitiv, por kjo gjithashtu do të thotë se kur qeveria bën një ligj është e detyruar të konsultohet me personat me aftësi të kufizuar." Gjithashtu, Katani kërkon qe te zgjidhet sa me shpejt komisioneri i premtuar nga radhët e personave me aftësi te kufizuar. Kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, pohon se shqyrtimi i kandidaturave për zgjedhjen e komisionerit të aftësisë së kufizuar po zvarritet nga parlamenti.

Albanian government should not only make laws, it is required to consult with persons with disabilities in the legal framework. This is the message of Secretary European Disability Forum, Rudolfo Qahtan, during a visit to Tirana. European Forum Secretary considers achievement adoption of the Convention on the right of persons with disabilities, but states that the Albanian government should implement it.
Katani wants no delays in Disability Commissioner, a proposal made ??a few months ago by the Ombudsman. "The reason I stand here today is the fact that Albania has adopted one of the most important conventions such as the Convention of Persons with Disabilities This is a UN Convention, adopted in 2006, while up to now has been adopted by 136 countries throughout the world. This is a very positive step, but it also means that when the government makes a law is obliged to consult with persons with disabilities. "Also, Qahtan seeks to solve this as soon as promised Commissioner from among the persons disabilities. The head of the Association of the Blind, Sinan Tafaj, claims that the examination of candidates for the election of disability commissioner dragged by parliament.

Share This Video


Download

  
Report form