http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur qëndrimin e tij kundër përjashtimeve fiskale. Shefi i misioni të FMN në përfundim të diskutimeve për projektbuxhetin e vitit 2019, tha se qeveria jo vetëm nuk duhet të aplikojë përjashtime taksash për sektorë të veçantë, por njëkohësisht të anulojë dhe ato që ka miratuar.Qeveria premton se do të ulë më tej borxhin publik duke e çuar atë në 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2021. Por që kjo të arrihet do të duhet të bëhen korrigjime fiskale. Nga ana tjetër qeveria nuk duhet të miratojë përjashtime fiskale, madje duhet të konsiderojë faktin që të anulojë edhe ato që ka miratuar,- tha shefi i misionit të FMN.Përjashtimet fiskale kanë të bëjnë më me dy sektorët e ekonomisë turizmin dhe agroturizmin ku qeveria ka miratuar paketë lehtësirash fiskale si dhe përjashtime nga detyrimet për investimet në këtë fushë. Paralelisht FMN tërhoqi sërish vëmendjen e qeverisë që të bëjë kujdes me kontratat me Partneritet-Publik-Privat.Rritja e shpejtë e kontratave me PPP ka sjellë dhe një risk të shtuar për buxhetin. Ne e kemi këshilluar qeverisë që të bëjë kujdes me këto kontrata, ato duhet të studiohen analizohen mirë ndërsa kanë nevojë për një monitorim edhe më të madhe. Ka shumë vende ku projekte të tilla kanë sjellë rritje të shpenzime publike. Ne sugjerojmë se projekte të tilla duhet ti nënshtrohen garës dhe jo të jepen me propozime të pakërkuara.FMN e vuri theksin edhe tek zerimi i detyrimeve të prapambetura, një fenomen ky i cili për ministrin e financave do të arrihet në fund të 2019.