Biznesi për TVSH e makinerive - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

Heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet për një kategori të caktuar të biznesit, ku përfshihet ai fason , ndërtuesit e hidrocentraleve dhe së fundi edhe pjesa e ndërmarrjeve bujqësore, nuk është realizuar në mënyrë të plotë. Sipas përfaqësuesve të shoqatave të biznesit, qeveria duhet ta çojë deri në fund nismën që ka marrë pasi në vendimet e zbardhura pas miratimit të ligjit në parlament kanë dalë një sërë problemesh. Gjergji Gjika, anëtar i këshillit konsultativ të biznesit shprehet se në mbledhjen e ardhshme përfaqësuesit e sipërmarrjes private do të kërkojnë shkurtimin e procedurave për marrjen e vërtetimit për të përfituar nga kjo skemë dhe përfshirjen në të edhe të atyre ndërmarrjeve që nuk janë eksportuese por që prodhojnë mallra "Made In Albania". I ftuar në emisionin ZIP në Vizion Plus, deputeti demokrat Sybi Hida shpjegoi se kjo nisëm bëhet për të ndihmuar biznesin në kushtet e krizës ekonomike duke pranuar në të njëjtën kohë se kostoja që do të ketë në buxhet do të jetë e madhe. Javën që vjen qeveria do të diskutojë në këshillin konsultativ të biznesit detajimin e vendimeve për heqjen e TVSH-së dhe më pas do të dalë me një variant përfundimtar për të bërë udhëzimet e kësaj pakete.

Removal of VAT on machinery and equipment for a certain category of business, including one Faso, builders of the plants and finally the share of agricultural enterprises is not realized in full. According to representatives of business associations, government must lead by the end of the initiative that has taken as bleached decisions after the law was passed in parliament have come a number of problems. George Gjika, business advisory council member said that the next meeting of representatives of private entrepreneurship will require shortening the procedures for obtaining certification to benefit from this scheme and inclusion of those companies that are not exporting but produce goods "Made in Albania". Invited to ZIP emission Vizion Plus, Democrat MP Sybi Hida explained that this initiative is to assist the business in terms of recognizing economic crisis at the same time that the cost will be in the budget would be great. Next week the government will discuss detailing business advisory council decision to remove VAT and then come up with a final version to make this package instructions.

Share This Video


Download

  
Report form