http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skema e përfshirjes së biznesit të vogël në tatimin mbi vlerën e shtuar ka avantazhet dhe disavantrashet e saj. Eksperti fiskal Bujar Bendo thotë një skemë e tillë do të rrisë kostot për biznesin, do të jëtë edhe një sfidë më e vete e administratës tatimore, por rrezikon të rrisë edhe evazionin,
Ndërsa ekspertin Olti Rrumbullaku tregton se kjo masë do të detyrojë bizneset që të trajtohen njësoj. Sipas tij deri më tani përjashtimi nga taksat e biznesit të vogël i ka favorizuar këta të fundit, duke ofruar një sistem tatimor të zhdrenjtë.
Në total janë 60 mijë biznese të vogla. Skema ende nuk është detajuar, por sipas kryeministrit të gjithë bizneset do të jenë në skemë. Ndërsa ekspertët thonë se kategoria e tregtarëve me xhiro nga o deri në 2 milion lekë xhiro në vit, janë në kufinjtë e mbijetesës dhe sduhet të bëhen pjesë e TVSH.