CEZ: Humbje vetëm në Shqipëri - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Grupit energjitik "CEZ" në Çeki, ka bere te ditur se nga rreth 2.8 miliardë Euro investime prej vitit 2005 në të gjitha vendet e Europës, kompania nuk ka marrë përfitime vetëm prej Shqipërisë. Në një intervistë për mediat vendase, zëdhënësja Barbora Pulpanova shpjegon se "CEZ" ka patur probleme të mëdha me operacionet në Shqipëri. Ajo tregon se autoritetet ne tirane u hoqën licencën për shpërndarjen e energjisë elektrike, duke bërë që kompania mëmë të humbë kontrollin mbi degën e saj. "CEZ ka pasur problemet më të mëdha në Shqipëri. Në vitin 2009 ne blemë 76 për qind të kompanisë së shpërndarjes për 102 milionë Euro. Në vitet 2010 dhe 2011 ne patëm një bilanc pozitiv, por vitin e shkuar u zhytëm në humbje." Sipas zëdhënëses, humbja ishte për shkak të dyfishimit të çmimit të blerjes së energjisë dhe mos reflektimit te saj ne faturat e konsumatoreve. Pak javë më parë, kompanisë "CEZ" iu hoq licenca dhe në krye të operatorit të shpërndarjes u caktua një administrator nga shteti. Çekët kanë ndërmarrë tashmë hapat e nevojshëm për të përgatitur një arbitrazh ndërkombëtar kundër shtetit shqiptar mbi dëmet që i janë shkaktuar. Sipas pretendimit të palës çeke, dështimet në investime llogariten në vlerën pesë miliardë korona.

Energy group "CEZ" in the Czech Republic, has announced that from about 2.8 billion Euro investment since 2005 in all European countries, the company has not only benefits from Albania.
In an interview with local media, the spokeswoman Barbora Pulpanova explains that "CEZ" has had major problems with operations in Albania. It shows that the authorities in Tirana were removed license for distribution of electricity, making the parent company loses control over its subsidiary. "CEZ has had major problems in Albania. In 2009 we bought 76 percent of the company's distribution to 102 million Euro. In 2010 and 2011 we had a surplus, but last year was wallow in defeat. "According to the spokesperson, the loss was due to a doubling of the purchase price of energy and not its reflection on consumer bills. A few weeks ago, the company "CEZ" was removed and at the top of the operator license distribution was appointed a state administrator. Czechs have already taken the necessary steps to prepare an international arbitration against the Albanian state on the damages caused. According to the Czech party claim, failures accounted investments amounted to five billion kronor.

Share This Video


Download

  
Report form