15 marsi i vitit 2008 do te mbahet mend si ngjarja me e rende e viteve te fundit për nga numri i viktimave. Pese vjet me pare pikërisht ne orën 12.10 minuta një shpërthimi i fuqishëm ne ish-fabrikën e demontimit i mori jetën 26 te pafajshmeve ndërsa plagosi rende qindra te tjerë. Për ngjarjen e rende prokuroria e Përgjithshme nisi menjëherë hetimet te cilat zgjaten rreth një vit.
13 MARS 2009
Plote një vit me pas, dosja me 29 te akuzuar, dorëzohet ne Gjykatën e Larte pasi një nga te pandehurit ishte ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, të cilit kuvendi i kishte hequr imunitetin në tetor të 2008-es, me kërkesë të prokurorisë për t'i hapur rrugë hetimeve. gjykimi i ministrit mediu vijoi deri në shtator të vitit 2009 dhe me 14 shtator u pushua procedimi penal pasi me zgjedhjet e 28 qershorit te atij viti Fatmir Mediu rifitoi imunitetin.. Ndërkohë te pandehurit e tjerë u gjykuan ne shkallen e pare.
1 NENTOR 2011
Pas shtyrjeve te njëpasnjëshme Procesi ne shkallen e pare zgjati afro dy vjet ndërsa ne nentor te 2011 Prokuroria e Tiranës finalizoi konkluzionet përfundimtare. Akuza kërkoi tre burgime te përjetshme për te pandehurit kryesor te procesit, Ylli Pinarin, Mihal Delijorgjin, dhe Dritan Minxollin, ndërkohë qe u kërkuan 23 vite për Sokol Ngjeçin. Katër te arrestuarit u vunë nen akuzë për "vrasje në rrethana cilësuese per 26 persona", "shpërdorim detyre etj.
13 MARS 20012
Si loje e fatit gjykimi merr fund ne mes te Marsit, 4 vite pas tragjedisë ne prag te përvjetorit te saj. Një gjykim qe la te pakënaqur te gjitha palët. Prokurorinë qe iu rrezua akuza e dënimit përjetë, te pandehurit te cilët pretenduan se u dënuan me pa te drejte dhe familjaret te cilët nuk arritën te përmbahen pas leximit te vendimit ne gjykatën e shkalles se pare ku u njohën me dënime minimale për shpërdorim detyre për 29 te pandehurit.
13 SHKURT 2013
Pas apelimit nga prokuroria dhe te pandehurit, shkalla e dyte e gjyqësorit jep vendimin per dosjen "Gërdeci" duke lehtësuar me shume pozitat e te akuzuarve kryesor, ndërsa nuk mori parasysh asnjë nga kërkesat e prokurorisë. Ata përfituan uljen e një te tretës se dënimit pasi iu pranua kërkesa për gjykim te shkurtuar. Zërat e pakënaqur me vendimin e drejtësisë u shtuan. Pyetja kryesore e ngritur prej tyre ishte: A ka përgjegjës tragjedia me 26 viktima?
13 MARS 2013
Dosja "Gërdeci" dërgohet ne Gjykatën e Larte pasi edhe prokuroria edhe te pandehurit kërkojnë te shfuqizojnë dy vendimet e mëparshme. E ndërsa akuza kërkon dënime me te renda, te akuzuarit kërkojnë pafajësi. Kjo faze e fundit pret ende përgjigje...