Berisha për problemet e turizmit - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Lehtësim barrës se TVSh-së per hotelet. Kjo ka qene kërkesa kryesore e bizneseve qe veprojnë ne fushën e turizmit gjate nje takimi me kryeministrin Berisha.
Sipas tyre Shqipëria është i vetmi vend ne rajon qe e ka këtë takse e 20 perqind. Një tjetër kërkesë nga bizneset e degës së turizmit ishte edhe hartimi i një masterplani, në mënyrë që të evidentohen qartë zonat turistike që duhet të marrin zhvillim. Bizneset ngritën shqetësimin se përveç infrastrukturës së dobët rrugore që ka në shumë zona turistike, turistët që hyjnë në aeroportin shqiptar përballen me tarifat më të shtrenjta në rajon. Gjatë fjalës së tij kryeministri premtoi se shumë shpejt qeveria do të marrë një nismë, e cila do të heqë për 7 vjet çdo lloj takse për operatorët turistikë që investojnë në zonat malore, në mënyrë që të nxitet ky lloj turizmi. Berisha ndërkaq prezantoi edhe platformën e partisë së tij për këtë sektor gjatë viteve në vijim. Sipas tij, politikat e lehtësirave fiskale që do të ndjekë qeveria nëse merr një mandate të tretë do të fokusohen në rritjen e punësimit me afro 30% më shumë në këtë degë, ndërkohë që synimi është që numri i turistëve që hyjnë në Shqipëri në 2017-ën të kapë shifrën 7 milion.

VAT burden relief for hotels. This was the main demand of businesses that operate in the field of tourism during a meeting with Prime Minister Berisha.
According to them, Albania is the only country in the region that has the tax of 20 percent. Another application of the tourism branch business was the development of a master plan, in order to clearly identify the tourist areas that should receive development. Businesses raised concern that in addition to poor road infrastructure in many areas, tourists to face charges Albanian airport more expensive in the region. During his speech, the Prime Minister promised that the government would soon take an initiative, which will drop to 7 years of any kind of tax for tour operators who invest in mountain areas, in order to promote this kind of tourism. Berisha already presented his party's platform for the sector over the coming years. According to him, the policy of fiscal incentives that will follow if the government takes a third mandate will focus on increasing employment by nearly 30% more in this branch, while the intention is that the number of tourists entering the country in 2017 - en to reach a figure of 7 million.

Share This Video


Download

  
Report form