"Washington Post", Reportazh për përmbytjet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 8

Përmbytja e vazhdueshme e zonës së nën Shkodrës dhe situata e krijuar atje ka tërhequr edhe vëmendjen e një prej gazetave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe në botë, "Washington Post".
E përditshmja prestigjioze ka publikuar një reportazh të përgatitur nga "Associated Press", në të cilin përshkruhet situata në fshatin Obot. "Fshatarëve të rajonit veriperëndimor të Shqipërisë po u soset durimi, pasi shtëpitë e tyre janë të rrethuara nga uji prej një muaji." Në këtë mënyrë nis reportazhi në fjalë. Ata fajësojnë për këtë situatë krerët e institucioneve energjitike që grumbullojnë ujin në hidrocentrale dhe në raste shirash janë të detyruar të hapin portat, si dhe qeverinë që ka bërë shumë pak për të lehtësuar situatën dhe nuk po mban premtimet për dëmshpërblimet. "Ata marrin miliona Euro nga shitja e energjisë elektrike që prodhohet nga ky ujë që ju shikoni në oborrin tim", shprehet për "Associated Press", fermeri Hil Gjocaj, nga fshati Obot. "Por asnjë qindarkë nga këto para nuk ka shkuar për të më mbrojtur mua dhe biznesin tim, nga uji", shton ai. "Nuk ka pasur kurrë përmbytje në pranverë. Unë dhe gruaja ime jemi burgosur në shtëpi prej një muaji", tregon 83-vjeçari Pjetër Gjocaj. "Përmbytjet erdhën kur ishim duke prerë barin. Shumë bagëti gati sa nuk ngordhën. Autoritetet na kanë kompensuar vetëm për përmbytjen e parë në vitin 2010. Kësaj here nuk u dukën fare", shprehet fermeri tjetër Denard Franja. Siç evidentohet edhe në reportazhin e medias prestigjioze, ushqimi për bagëtitë është problemi kryesor për banorët e këtyre zonave. Autoritetet rajonale kanë premtuar mbërritjen nga Mali i Zi të 600 ton ushqimeve për kafshët, në ditët në vijim.

Share This Video


Download

  
Report form