95-vjetori i "maestros" Ibrahim Kodra - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 8

Mund te konsiderohet si "babai" i pikturës moderne shqiptare, por Ibrahim Kodra nuk njihet sa duhet per te gjithe ata qe zgjedhin ta studiojnë. Kjo eshte arsyeja pse ne 95-vjetorin e lindjes se piktorit te njohur nga Ishmi, por qe jetoi e krijoi ne Milano te Italise, kritiket zgjedhin te bëjnë apel.
Sipas Suzana Varavarices dhe Ylli Drishtit krijimtaria mjaft produktive e Kodres, rreth 60-vjeçare, duhet te pasqyrohet ne nje monografi. Studiuesit shprehen se ne shtëpinë muze te Kodres ne Milano ka mjaft materiale mbi jeten e tij, te cilat duhet te përfshihen ne nje botim te tille ne bashkëpunim mes shqiptareve dhe italianeve. Njohësit e "maestros" siç ai njihej, shprehen se pas vitit 2003, pikturat apo veprat e Kodres kane ngjallur interes tek koleksionistët shqiptare, duke krijuar kështu nje grupim te atyre adhuruesve qe tashme koleksionojnë firmën Ibrahim Kodra. Mjeshtri i ngjyrave u nda nga jeta ne vitin 2006, ndërsa nje vit me pare Galeria Kombëtare çeli ekspozitën "Shqipëria Fantastike" duke ekspozuar veprat e fondit, ato te Italisë dhe te koleksionistëve.

Can be considered as the "father" of modern painting Albanian, but Ibrahim Kodra is not recognized enough for all those who choose to study. This is why the 95th anniversary of the birth of the famous painter from Ishmi, but created lived in Milan, Italy, critics choose to appeal.
According to Drishti star Susanna Varavarices and highly productive creativity of the hill, about 60 years old, should be reflected in a monograph. Researchers say that in the hill house museum in Milan has enough material on his life, which should be included in such a publication in collaboration between Albanians and Italians. Connoisseurs of "the master" as he was known, say that after 2003, Kodres paintings or works have aroused interest among collectors Albanian, thus creating a group of those fans who already koleksionojnë Ibrahim Kodra firm. Color Master passed away in 2006, while a year ago the National Gallery opened the exhibition "Fantastic Albania" by exposing the fund works, those of Italy and collectors.

Share This Video


Download

  
Report form