"Der Standard" për incidentin Rama-Ceka - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 2

Pretendimi i mazhorancës për një incident mes kreut të PS-së Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka në Vjenë, është bërë objekt edhe i mediave austriake. Gazeta prestigjioze vjeneze "Der Standard" shkruan se i ashtuquajturi "Skandal i Vjenës", kthehet në çështje elektorale në Shqipëri. Në shkrimin e kësaj të përditshmeje nënvizohet fakti se e djathta në pushtet ka inicuar një hetim parlamentar per shefin e opozitës, ndaj të cilit pretendon se ka dhunuar verbalisht e fizikisht diplomatin Egin Ceka, gjatë një aktiviteti në Vjenë, me titullin "Shqipëria - Formësimi i së ardhmes". "PD e ka kthyer incidentin e Vjenës në një temë të fushatës elektorale dhe ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Ramën", thuhet në artikull. Më pas, gazeta shpjegon edhe dinamikën e ngjarjes, sipas versionit të diplomatit Ceka, i cili pretendon se është dhunuar dhe ofenduar nga zoti Rama. "Der Standard" jep edhe një panorame të situatës politike në Shqipëri dhe tensionet e krijuara pas kalimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nga qeveria në opozitë, duke iu bashkuar Partisë Socialiste. "Beteja elektorale ka nisur tashmë me konflikte. Pasi LSI la qeverinë, Parlamenti miratoi ndryshimin e përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Jo vetëm opozita, por edhe BE e ka kritikuar diçka të tillë. Në Shqipëri polarizimi mes dy kampeve është shumë i fortë. Deri më tani zgjedhjet nuk kanë përmbushur standardet e Bashkimit Europian", nenvizon gazeta prestigjioze në shkrimin e saj.

Share This Video


Download

  
Report form