http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e ngritura se ai ishte sëmurë dhe ishte shtruar në Gjermani.Në një komuinikim në ?Facebook?, Rama pohoi se ai ishte në Gjermani e në Francë për punët e integrimit të vendit dhe jo për shëndetin e tij.?Ne do të flasim nesër më gjatë dhe më gjerë dhe kushdo është i mirëseardhur. Siç e shihni jam mirë dhe nuk jam në spital në Berlin. Njerëz jemi dhe edhe mund të sëmuremi. Kam qenë në Francë dhe në Berlin për punë dhe hallin e Shqipërisë dhe jo për shëndetin tim, por isha për të kërkuar ndihmë për hapjen e negociatave. Nuk ishte vizitë zyrtare, por një vizitë informale. E tërë kjo, ishte sajesë e kazanit të opozitës sonë rrugëhumbur?, tha ai.Ai tha më tej se do padisë në gjykatë të gjithë ata që sajuan sëmundjen e tij.