Listat në KQZ, në limitin kohor - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 2

Mbremja e se henes eshte shoqeruar me tensione ne selite e partive kryesore. Partia me e madhe e opozites, partia Socialiste ka mbledhur kryesine ne oren 20:00, mbledhje qe ka zgjatur rreth dy ore dhe ku nuk kane munguar edhe debatet. Per shkak te politikes se ndjekur nga lideri i opozitës Rama me prezantimin e kandidateve te rinj, lista nuk ka patur surpriza; ndërkaq nuk kane munguar reagimet nga deputetet aktuale, qe nuk do te rikandidojne me si Arben Malaj, i cili braktisi mbledhjen e kryesisë dhe deklaroi se do kandidoje si i pavarur. Ne daljen publike pas kryesisë, Edi Rama iu drejtua jo vetem kandidateve te rinj, por edhe atyre qe mbeten jashtë listave, duke theksuar se kjo eshte skuadra me e mire per fitoren e 23 qershorit. Ne kampin e djathte lista e kandidateve per deputet mbeti sekret deri afer mesnatës. Mbledhja e kryesisë se PD zgjati me shume se 1 ore dhe kryeministri Berisha preferoi te mos i beje publike emrat e kandidateve, te cilet u moren vesh pas depozitimit ne KQZ. Pas selive ne qendër te vëmendjes u vu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Vetem 30 minuta para skadimit te afatit te përcaktuar nga kodi ne KQZ mbërritën përfaqësuesit e PS per depozitimin e listave. Pak minuta pas mesnatës listat e demokrateve u dorëzuan nga Njazi Kosovrasti ne zyren e protokollit, duke i dhene fund odisesë se listave te deputeteve.

Share This Video


Download

  
Report form