Xhonatan Mur në Tiranë për KQZ-në - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Kriza ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve rikthen ne Tirane per te dytën here brenda nje muaji drejtorin per Çështjet e Europes Qendrore dhe Jugore ne departamentin e shtetit Xhonatan Mur. Takimin e pare zyrtari i larte e zhvilloi me liderin e opozites Edi Rama dhe ne qender te bisedes ishte situata e krijuar ne KQZ,qe funksionon vetem me 4 anëtarët e propozuar nga maxhoranca. Pas takimit drejtori per Çeshtjet e Europes qendrore dhe Jugore Mur, shmangu komentet per institucionin përgjegjës per administrimin e procesit elektoral, duke sqaruar se do te dëgjojë te gjitha palet, para se te jape nje qendrim. Por përfaqësuesi i Departamentit te Shtetit ashtu si dhe ne viziten e muajit prill përcolli te njejtin mesazh per rendësine qe ka njohja e rezultatit te zgjedhjeve nga te gjitha palet, dhe funksionimi i plote i KQZ-së duke mbështetur ne kete pike ambasadorin Arvizu. "Ne duam te sigurohemi qe shqiptaret do te kene besim tek procesi zgjedhor, tek institucionet dhe tek rezultatet e zgjedhjeve qe do te dalin pas 23 qershorit, por une sapo fillova viziten time dhe do te kem me shume per te thene neser ne mbrëmje ne përfundim te vizites time". Gjate dites se sotme Xhonathan Mur takon kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e LSI Ilir Meta. Ne viziten qe zoti Mur zhvilloi ne muajin prill kritikoi vendimin e maxhorances per lirimin nga detyra te anetarit te KQZ Ilirjan Muho dhe deklaroi se Shtetet e Bashkuara do te preferonin te shihnin nje KQZ funksionale per nje proces me standarde ne 23 qershor.

Share This Video


Download

  
Report form