Elbasan, masat e policisë për fushatën - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 5

Pas plagosjes se efektivit te policisë Bashkim Malo ne Cërrik, pak para nisjes se mitingut te partisë Demokratike, policia e Elbasanit deklaron përforcimin e masave dhe shërbimeve për te siguruar qetësinë dhe rendin gjate fushatës elektorale. Ne një konference per shtyp, policia kërkon bashkëpunimin e forcave politike per te informuar rreth çdo aktiviteti qe ata zhvillojnë ne zone. Mbrëmjen e se dieles, para nisjes se mitingut te partisë Demokratike ne qytetin e Cërrikut 54-vjecari, Dilaver Hyseni, ne gjendje te dehur ka plagosur me thike efektivin e policisë Bashkim Malo. 40-vjeçari është qëlluar nje here ne koke dhe dy here ne shpatull kur ai ndodhej ne shërbim për mbarëvajtjen e mitingut. Efektivi i policisë se Elbasanit ndodhet jashte rrezikut per jetën. Deri tani ne qarkun e Elbasanit janë kryer 300 aktivitete elektorale te mbikëqyrur nga 290 shërbime policore dhe 150 mjete.

After wounding the manpower to police the Cërrik Malo Union just before departure rally the Democratic party, declares Elbasan police enforcement measures and services to ensure peace and order during the election campaign. In a press conference, police cooperation requires political parties to inform them about any activity that develop in the area. Sunday evening, before the departure of the Democratic party rally in the city of Cërrik 54-year-old, Dilaver Husayn, drunk with a knife, wounding the officer Malo Union. 40-year-old was shot once in the head and twice in the shoulder when he was in service for the running of the rally. Effective Elbasan police for life is out of danger. So far in the district of Elbasan 300 electoral activities are conducted to monitor the police services 290 and 150 vehicles.

Share This Video


Download

  
Report form