http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në prag të vizitës së parë të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, policia rriti gatishmërinë në kryeqytet. Për t?u njohur me planin e masave të hartuar nga policia shqiptare në Tiranë, kanë mbërritur dhe stafi i sigurisë së kryeministrit Serb Vucic, ndërkohë që policia ka nisur përgatitjet për të siguruar mbrojtje të veçantë dhe ne Ambasadën Serbe. Burime pranë uniformave blu thanë se nuk do të lejohet asnjë mjet i parkuar pranë ambasadës dhe ne rrugët lidhëse me të që nga mbrëmja e sotme. Në planin e masave policia e Tiranës njoftoi se disa akse te rëndësishme do të jenë te bllokuara të mërkurën dhe të enjten ku nuk do të lejohet as parkimi. Kufizimi i lëvizjeve do te filloje nga ora 10.40 e paradites se te mërkurës.Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet parkimi i mjeteve. Rruga e Elbasanit , Bulevardi ?Zhan Dark?, Bulevardi ?Gjergj Fishta?, ekspozita ?Shqipëria Sot?, ura ?Vasil Shanto?, pallati me shigjeta, si dhe ?Unaza e re? në drejtim të sheshit ?Shqiponja?.Ne shërbim te përforcuar do te jene edhe forca te antiterrotit ne Tirane. Burime te policisë bëjnë me dije se masat do te jene ne fuqi deri ne përfundimin e samitit dhe largimin e kryeministrit Aleksandër Vuciç