Tenderi i shumëpërfolur dhe i kundërshtuar i interkonjeksionit Tirane-Prishtine është shtyre zyrtarisht ne datën 11 qershor. Edhe pse afati i fillestar ishte data 29 maj, kohe kur pritet te hapeshin ofertat, Operatori i Sistemit te Transmetimit njofton se shtyrja është bere pasi kompanitë kane kërkuar me shume kohe rreth kushteve te tenderit. I kontaktuar ne telefon drejtori i OST Arben Ibro thotë se deri me tani kane shfaqur interes rreth 14 kompani te huaja, por ofertat e tyre pritet te zyrtarizohen ne Frankfurt te Gjermanisë atje ku do te hapen zarfet. Mësohet pjese e interesit te shfaqur nga kompanitë janë edhe dy firmat pjesëmarrëse ne garën e pare te zhvilluar një vit me pare, kroatja "Dalekovod" dhe boshnjakja "Ergoinvest". OST shpalli fituese kompanie kroate, me pas hezitoi te lidhte kontratën me argumentin se firma e dyte ne gare boshnjakja ofroi një çmim mete ulet. Ky fakt mjaftoi qe palët te hynin ne një konflikt me financuesit gjermanet e "KFW". Linja e transmetimit 400 KW është e ndare ne dy pjese, ndaj dhe ofertat do te jene për dy lote, fillimisht pjesa nga Tirana ne Vaun e Dejes dhe me pas nga Vau i Dejes deri ne Morine. Punimet janë parashikuar te përfundojnë për 24 muaj. Sipas "KFW", ne qeveri ka hyre ne tenderin e ri me një kosto shtese prej 15 milion eurosh, qe parashikon përgatitje nga e para te procesit, njoftimi dhe vonesave te shkaktuara.