http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, përgjegjës për çështje evropiane dhe euro-aziatike, ka filluar vizitën në Kosovë.
Ai ka nisur një takim pune me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkohë, pritet të takojë edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Zyrtari amerikan do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë në Kosovë, raporton REL.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë të Shteteve të Bashkuara që nga zgjedhja e institucioneve të reja qendrore të Kosovës, përkatësisht Qeverisë dhe konstituimit të Kuvendit.