https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizionplus.tv
Përpos problemeve me te cilat janë shoqëruar listat e votuesve, ana tjetër e tyre është edhe kurioziteti me emrat VIP. Nëse klikon emrin e kryeministrit Sali Berisha ne listën e zgjedhësve rezultojnë 6 persona me këtë emër, por i vetmi qe jeton ne Tirane është kreu i ekzekutivit. Ne krahasim me zgjedhjet e 2009 listës i është shtuar një person me këtë emër, i lindur ne vitin 1994. Ndërsa emri i kreut te opozitës Edi Rama haset 5 here, nga tre persona qe ka pasur ne parlamentaret e kaluara. Politikani qe mban rekord për numrin e madh te personave qe mbajnë emrin ne lista është Ilir Meta. Janë plot 49 persona me këtë emër te renditur ne katër faqe te saj. Kutive te votimit ne 23 qershor do ti drejtohen 11 Lulzim Basha, vetëm një Bamir Topi dhe vetëm një Bujar Nishani, presidenti i vendit. Por për shkak te përdorimit te shpeshte vite me pare te emrave Enver dhe Nexhmije, për parlamentin e këtij legjislacioni do te votojnë 70 Enver Hoxha dhe 103 Nexhmije Hoxha. Emri qe kap rekordin me te larte te shtetasve qe e mbajnë është Arben Hoxha. Ne listën e votuesve janë plot 230 persona me këtë emër e renditja e tyre ka zëne 16 faqe te listës. Dhe vetëm një shtetas me pak ka për emrin Ilir Hoxha. 229 zgjedhës me këtë emër kane te drejtën e votës ne 23 qershor.