Profili i Sali Berishes - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 5

23 qershori eshte nje date e rendesishme edhe per fatin politik te Sali Berishes, kryeministrit dhe kryetarit aktual te Partise Demokratike. Pas me shume se 20 vjetesh pjesemarrje aktive ne jeten politike, zgjedhjet mund te shenojne fundin e karrieres politike ose suksesin e rradhes te Berishes.

I ardhur dekada me pare nga Tropoja ne Tirane si student I mjekesise, Berisha u be nje nder mjeket kardiologe me te njohur te vendit. I tille vijoi te mbetet ne profesionin e tij deri ne demostratat e para antikomuniste, kohe kur startoi karrieren politike. Ne moshen 46 vjecare Berisha u vu ne krye te forces se pare opozitare, Partise Demokratike.

Ne vitin 1992 ai u zgjodh ne krye te shtetit me 96 vota. Presidenca e tij do te mbahet mend per marredhenet e acaruara me Shtetet e Bashkuara te Amerikes si dhe per lulezimin e firmave piramidale.

Berisha ishte kryefjala e revoltave popullore ne gjithe vendin cka u pasuan me trazirat e pergjakshme te vitit 1997. Dalja e tij ne opozite ne mes te atij viti u duk se shenoi dhe fundin e tij politik. Por kjo nuk ndodhi. Ne krye te selise blu, nje vit me vone, ai perjetoi vrasjen e heroi te demokracise Azem Hajdari. Kjo ngjarje shenoi vargun e gjate te protestave te demokrateve qe kerkuan largimin e qeverise. Por Berisha nuk mundi te shenonte suksese elektorale. Ai humbi zgjedhjet parlamentare dhe tre here rradhazi zgjedhjet lokale. I vetmi kompensim qe mori nga prekja e votave te tij, ishte presidenti konsensual Alfred Moisiu.

Momenti I ndryshimi per Berishen erdhi vetem ne vition 2005. Si pasoje e korupsionit masiv te qeverise Nano dhe carjes se te majtes ne dy parti, PS dhe LSI, ai fitoi zgjedhjet. Kete rradhe Berisha kishte per here te pare ne krah dhe figura te reja ekspertesh te perfshira ne komitetin e orientimit te politikave. Krahas tyre ne PD u rikthyen edhe figura te njohura te themelimit te saj.

Ne mandatin e pare Berisha ndermori nje sere reformash komplekse, ndersa u goditen dhe bandat kriminale. Por dy vjet me vone ne 2007, qeverisja e tij u trondit nga tragjedia e Gerdecit, ku u akuzua si I perfshire dhe djali I tij. Ndonese fitoi mandatin e dyte ne 2009 dhe zgjedhjet lokale te 2011 ne Tirane, Berisha u akuzua gjithnje e me shume per kontrollin e plote te institucioneve si dhe personalizimin e pushtetit tek familja e tij. Aleanca e spikatur me Ilir Meten kulmoi me skandalin e videopergjimit Meta -- Prifti e me pas me demostraten e 21 janarit, ku mbeten te vrare 4 protestues te opozites.

Share This Video


Download

  
Report form