Profili i Edi Rames - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 12

Njeriu i cili kërkon për here te dyte fitoren përballe Sali Berishës ne garën për kryeministrin e ardhshëm është shfaqur ne jetën politike te vendit ne fillim te viteve '90 si një prej pedagogeve qe iu bashkëngjiten lëvizjeve për rrëzimin e regjimit komunist.

Pas një mungese disa vjeçare, Edi Rama u rikthye ne Tirane këtë here si Ministër i Kulturës Rinise dhe Sporteve ne qeverinë Nano. Ishte lideri i socialisteve Fatos Nano i cili pas vdekjes se Kristaq Rames, babait te Edi Rames e ftoi atë te kthehej nga Franca për te qene pjese e kabinetit qeveritar. Gjate viteve 98-2000 Edi Rama mbajti postin e Ministrit te Kulturës jo si anëtar i PS por si një figure qe vinte nga shoqëria civile, status te cilin e ruajti për disa vite me radhe. Ne vitin 2000 PS zgjodhi pikërisht Edi Ramen per te kërkuar bashkinë me te madhe te vendit, Bashkinë e Tiranës e cila deri atëherë ishte drejtuar nga demokratet. Ne tetor te vitit 2000 Edi Rama fitoi kundër Besnik Mustafajt me 57% te votave, duke u bere kryetari i bashkisë se kryeqytetit. Suksesi i tij u përsërit ne vitin 2003 kur përballë kandidaturës se demokrateve Spartak Ngjeles ai fitoi një mandate te dyte qeverisjeje, edhe pse këtë here situate ishte me e vështire. Edi Rama tashme ishte anëtarësuar ne Partine Socialiste dhe vetëm pak jave pas anëtarësimit garoi për postin e kryetarit te selisë roze përballë Fatos Nanos. Kjo ambicie politike e Edi Rames, u shoqërua me një sulm te forte te Fatos Nanos, i cili deri atëherë kishte fituar me sukses gara ndaj ish-kryeministrave socialiste Majko e Meta.

Ne kete moment KQZ dhe Kolegji Zgjedhor vendosen përsëritjen e zgjedhjeve ne një pjese te mire te Tiranës, duke rrezuar fitoren e Edi Rames ne kryeqytet. Këto vendime u pasuan nga tërheqja e Edi Rames nga gara Brenda partisë, ai u shndërrua ne mbështetës te kandidaturës se Fatos Nanos dhe raundi i dyte i zgjedhjeve ne Tirane e shpalli atë fitues dhe Spartak Ngjelen humbës. Megjithatë marrëdhëniet Nano-Rama nuk ishin me te thjeshta e miqësore por plot probleme dhe momentet e bashkëpunimit ishin te rralla. Kjo u pa edhe ne zgjedhjet e vitit 2005 ku roli i Edi Rames nuk ishte ai i një njeriu qe kishte fituar dy mandate ne kryeqytet. Pas dorëheqjes se Fatos Nanos nga partia pas humbjes se zgjedhjeve te 3 korrikut Edi Rama u fut ne garën për te fituar drejtimin e partisë me te madhe te opozitës, gare te cilën ai e fitoi. Ne vitin 2007 ne krye te nje te majte te bashkuar Edi Rama fitoi për te treten here bashkinë e Tiranës duke mundur me më shume se 20 mije vota rivalin demokrat Sokol Olldashi. Por aleanca me kreun e LSI, Ilir Meta nuk zgjati shume dhe ndryshimet kushtetuese se bashku me kodin e ri zgjedhor e përçanë serish te majtën. Ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 Ilir Meta garoi me vete ndërkohë qe Edi Rama kërkoi fitoren me një koalicion me 5 parti. Rezultati i betejës zgjedhore i dha kryeministrit Sali Berisha vetëm 70 mandate por ne 4 korrik ne ditëlindjen e Edi Rames, Ilir Meta deklaroi se do te qeveriste...

Share This Video


Download

  
Report form