Kukësi kërkon te shkruajë historinë për të kaluar një tur të kupave që në debutimin e tij në kompeticionet europiane. Ne orën 19:30 në stadiumin "Qemal Stafa", skuadra e trajnerit Armando Cungu përballet me Flora Talin, në takimin e kthimit të vlefshëm për raundin e pare eleminator të Uefa Europa League. Në ketë përballje, kuksianet duken më të avantazhuar pas barazimit në takimin e parë 1-1 në Estoni, duke i dhënë mjaft peshë golit të shënuar në fushën kundërshtare. Në rast se do të kualifikohen për në raundin e dytë atëherë kuksianet do të përballen me fituesin e çiftit Libertas -- Sarajevo me boshnjaket në avantazh. Ndërkohë, një tjetër skuadër shqiptare Teuta e Durrësit përballet me moldavët e Dacia në orën 19:15, në Kishinou. Djemtë e detit kane një detyrë tepër të vështirë për të administruar rezultatin 3-1, të takimit të parë në rast se duan të vazhdojnë ëndrrën evropiane. Në rast se do të kualifikohet atëherë në turin e dytë Teuta sfidon ukrainasit e Cernomoretc Odesa. Por, ajo që bie në sy pavarësisht optimizmit të durrsakeve për një kualifikim të mundshëm është se shoqëritë ndërkombëtare të basteve e shikojnë këtë sfide si shumë të lehtë për moldavët, duke e kuotuar një fitore të vendasve me koeficientin 1.16, ndërsa të Teutës me koeficentin 13. Ndërkohë, takimi i Kukësit në "Qemal Stafa", përballë estonezeve është më i balancuar nga shoqëritë e basteve.