UEFA, Kukësi në raundin e tretë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kukësi përmbysi shifrat e takimit te pare, duke arritur kualifikimin për ne turin e trete kualifikues te UEFA Europa League. Te udhëhequr nga lojtaret braziliane, te cilët i kane dhënë tjetër ritëm ekipit, skuadra shqiptare fitoi 4-2 ne Podgorice duke beret e pavlefshëm humbjen 0-1 ne Qemal Stafa. Nen nje ritëm fantastik me dëshirën per te fituar, skuadra e brazilianit Troisi arriti te gjente tre here rrjetën qe ne pjesën e pare; fillimisht ishte Moreira ne minutën e 13 qe kaloi ne avantazh Kukësin ndërsa 6 minuta me vone Pero Pejic dyfishoi rezultatin. Ne minutën e 31 Erik Flores shënoi dhe golin e trete duke sjelle acarimin e tifozëve vendas, te cilët filluan te këndonin kore raciste ndaj shqiptareve. Me tre gola te shënuar dhe praktikisht e kualifikuar duket se me fillimin e pjese se dyte kuksianet u dhëne hapësira ne fushe vendasve për te luajtur te cilët gjeten dhe golin e pare me Shcepanovic ne minutën e 62. Por 9 minuta me vone Pero Pejic me golin e dyte personal u shuajti çdo shprese malazezeve për nje kthim rezultati. Goli i Altin Hoxhavic ne minutën e 86 per te zotet e shtëpisë, nuk e zbehu aspak fitoren e Kukësit qe tashme ne raundin e trete gjen Legian e Varshaves. Polaket nga ana e tyre pas fitores ne takimin e pare 1-0 arritën te shpartallojnë ne te dytën Botoshanin ne Rumani 3-0. Golat per miqtë u shënuan nga Guillerme qe ne fillim te sfidës, Nikoliz me penallti dhe Prijovic 6 minuta nga fundi. Legia është nje nga skuadrat me me histori ne Poloni duke fituar 10 kampionate dhe nje rekord prej 16 kupash. Gjithashtu është e njohur per huliganizmin e tifozëve te saj me grupet e rrezikshme Tedi Boys 95 dhe Turisci 97. Takimi i pare Kukesi - Legia do te luhet ne 30 korrik ne Qemal Stafa, ndërsa ai i kthimit një jave me pas.

Share This Video


Download

  
Report form