Olldashi: Procesi i deformuar - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Gara e pare ne Partine Demokratike sipas parimit një anëtar një vote nuk u mbyll me te njëjtat tone optimiste qe nisi. Per Kandidatin Sokol Olldashi nuk behet fjale per gare pasi procesi ishte tërësisht i deformuar. Gjate një konference për shtyp ne ambientet e Ministrisë se Transporteve, Olldashi, numëroi problemet e këtij procesi duke filluar nga ndërhyrjet ne listat e anëtarësisë e deri tek ndikimet politike. Përzgjedhja e kryetarit te ri të PD-së, u bë përmes një procesi tërësisht të deformuar. "Në asnjë çast nuk u qartësua procedura e përgatitjes së listave dhe, për më tepër, në asnjë moment listat nuk u vunë në dispozicionin tim. Procesi, për të cilin m'u dhanë të gjitha garancitë se do të ishte jashtë ndikimeve, në fakt nuk mbeti asnjë ditë i tillë. Në një mënyrë që dukej e sinkronizuar, këshilltarë, drejtues korporatash, kryetarë degësh u përfshinë në të, në mënyrë tërësisht të njëanshme, ndërkohë që, cilido që shfaqi parapëlqime të padëshiruara në favor tim, u pezullua Intimidimi u kurorëzua me fletën e numerizuar të votimit që e bënte lehtësisht të mundur identifikimin e votuesit". Pa shprehur pendese per pjesëmarrjen ne gare Olldashi ka paralajmëruar se do te jete ne mbështetje te militanteve për një PD me te mire. "Unë i ftoj të gjithë demokratët që nuk janë ndjerë mirë me këtë proces, të kuptojnë se Partia Demokratike është një shtëpi e madhe, e ndërtuar me kontributin vullnetar të secilit prej nesh dhe, në një shtëpi të madhe, qëllon që edhe prishen rregullat apo humori. Por, pavarësisht momenteve të tilla, ne mbetemi antarë të së njejtës familje, edhe pas ndonjë nervozizmi apo pezmi. Unë mbetem i vendosur të përfaqësoj me gjithë energjitë e mia njerëzore dhe politike militantët e Partisë Demokratike në misionin për ta bërë Partinë Demokratike më të mirë".

Share This Video


Download

  
Report form