Aksidentet dhe rripi i sigurimit - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Kamerat kanë fiksuar këto pamje të një aksidenti të rëndë. Përplasja në pamje të parë duket fatale pasi makina gati është shkatërruar. Por drejtuesi i mjetit kishte vendosur rripin e sigurimit dhe doli i padëmtuar nga aksidenti. Pa një rrip sigurimi, shoferët dhe pasagjerët vënë veten në rrezik, duke qenë shumë të lëvizshëm brenda automjetit, për shkak të inercisë. Në 76 % të rasteve mungesa e rripit të sigurimit në rast aksidenti e çon pasagjerin jashtë makine. 1 në 3 vetë që humbin jetën në aksidente automobilistike, kanë shkak mosvendosjen e rripit të sigurimit. E meqë kjo është statistikë globale, në Shqipëri raporti është edhe më negativ në disfavor të atyre që nuk e përdorin rripin kur udhëtojnë. Është fakt, se përdorimi i tij është masivizuar në 2 vitet e fundit, me ashpërsimin e ndëshkimit me gjobë. Madje, gjerësisht në Shqipëri rripi vendoset vetëm për të mos u gjobitur nga policia. Ja deri ku shkon ironia në rrjetet sociale për rripin e sigurimit. Statistika thonë se rreziku i humbjes së jetës është 7 herë më i lartë tek fëmijët që udhëtojnë pa qenë të lidhur në poltronat përkatëse. Nga ana tjetër është fakt se më shumë se gjysma e fëmijëve nuk transportohen siç duhet gjatë udhëtimit me makinë. Eksperti i qarkullimit rrugor Mitat Tola jep disa arsye pse vendosja pse rripi duhet vënë sapo çdokush vendos të udhëtojë. Çdo vit në Shqipëri humbin jetën rreth 300 vetë në aksidente. Pra në 20 vitet e fundit, numërohen gati 6 mijë viktima në rrugë. E ndër ta, dymijë persona nuk kanë mbijetuar vetëm se nuk kishin rripin e sigurimit. Ai rrip që i shpëtoi jetën drejtuesit të mjetit që iu përmendëm në fillim.

Share This Video


Download

  
Report form