Aksidentet, kush është fajtori? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Boris Miska, specialist i Institutit te Shëndetit Publik, duke u bazuar në studimin mbi sigurinë rrugore pohon se rritja e shpejtësisë nga 50km/ore në 80km/orë shton tetë herë rrezikun e përfshirjes në aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari. Ulja e shpejtësisë me vetëm 1% do të ulte me të paktën 3% numrin e këtyre aksidenteve. Këto janë të dhënat për aksidentet në Tiranë gjatë vitit që kaloi. 60% e tyre kanë ndodhur në rrugët e brendshme të qytetit. Në kryeqytet në mbi 73% të rasteve policia ka cilësuar fajtor për aksidentin drejtuesin e automjetit dhe 26.% faji i është adresuar kalimtarit. Por sipas specialisteve problem mbetet sinjalistika. Në dy vitet e fundit drejtuesit e rinj të automjeteve janë përgjegjës për më shumë se 38% të të gjithë aksidenteve në vend. Këmbësorët janë 34% të viktimave.

Share This Video


Download

  
Report form