News, Lajme - Vizion Plus - Shkodër, shitet shtëpia e ushtarakëve, 25 familjet të pastreha

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Shtëpia e Ushtarakëve në Shkodër i është shitur një kompanie private në datën 21 qershor  2013 nga Kisha Ortodokse, kur kjo e fundit e kishte marrë vetëm pak ditë më parë nga shteti, duke pretenduar pronësinë e hershme të ndërtesës. Përtej ligjmërisë së këtij vendimi, shitja e këtij objekti lë të pastrehë 25 familje ushtarakësh që banojnë në katet e sipërme të ndërtesës. Vetëm kati i parë i saj ka patur funksion publik. Nëse ushtarakët në Tiranë kundërshtojnë privatizimin e Shtëpisë së Oficereve për ruajtjen e vlerave të saj kulturore, ata të Shkodrës nuk kanë ku të strehohen pas daljes prej kësaj ndërtese. Ata thonë se kanë qenë qerapagues të rregullt të ambienteve, ku jetojnë deri në datën 21 qershor dhe se nuk kanë asnjë mundësi tjetër strehimi . Me anë të një kërkese të përbashkët të kishës dhe kompanisë private familjarëve u bëhet me dije se Shtëpia e Ushtarakëve që nga data 21 qershor është pronë private dhe u kërkohet lirimi i godinës.  Familjet e ushtarakëve të strehuara në godinën e Shtëpisë së Oficereve në Shkodër kanë marrë statusin e familjeve të pastreha, por nuk kanë shpresa për të marrë një banesë sociale. Ata thonë se do të përdorin të gjitha mënyrat deri në protesta dhe ngujim brenda godinës për te kundërshtuar vendimin e shitjes së saj

Share This Video


Download

  
Report form