Improvizohet Kishë para godinës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu si dy ditë më pare, priftërinjtë ortodoksë në qytetin e Përmetit, kanë mbajtur një meshë në oborrin e pallati të kulturës së qytetit. Mesha është drejtuar nga At Vasil Thomollari, në prani të fare pak besimtarëve dhe disa fëmijëve. Besimtaret dhe priftërinjtë, kanë përfituar nga momenti i ndërrimit të rojeve të policisë private të ndërtesës për të vendosur në oborrin e saj, objektet fetare të nevojshme për zhvillimin e meshës. Pranë vendit ku është zhvilluar mesha ka qenë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë dhe shefi i komisariatit të Përmetit, te cilët vetëm kane vëzhguar ne distance. Në përfundim të meshës, priftërinjtë dhe besimtarët, janë shpërndarë të qetë. Një ditë më parë bashkia mbylli me mur dritaret e katit të parë të ndërtesës, për të shmangur hyrjen e besimtarëve në ambientet e saj. Konflikti me godinën e pallatit të kulturës në Përmet nisi pesë ditë më pare, kur përmbarimi në zbatim të një vendimi të formës së prerë të gjykatës, nxori nga ambientet e saj objektet kishtare. Ndërtesa prej 16 vjetësh përdorej nga klerikët si kishë pavarësisht vendimit të gjykatës. Ky vendim ishte marre qysh ne vitin 2002, por plot 15 here tentativat për te marre godinën, ishin penguar nga Kisha.

Share This Video


Download

  
Report form