120 mije ndertime pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeqytetit shqiptar i janë shtuar 902 ndërtime pa leje vetëm në dy muajt e fundit, pasi parlamenti shqiptar miratoi ligjin për nisjen e procesit të legalizimeve për ndërtimet pa leje të pas vitit 2006. Ndërsa nga viti 2006 e këtej, sipas bankës botërore në të gjithë vendin llogaritet që në total të jenë bërë 120 mijë ndërtime pa leje. Sipas Dritan Shutinës, kjo praktikë tashmë është kthyer në mendësi dhe qytetarët nuk kanë më frikë nga ligji dhe pasojat e shkeljes së tij. E ndërsa territori, sidomos qytetet më të mëdha janë shformuar tërësisht pas viteve 90-të, në komunizëm diçka e tillë ishte e pamundur. Ndërtimet pa leje dhe procesi i legalizimeve janë ndër problemet me të mëdha, për të cilat qeveria e re është zotuar se do ti zgjidhë brenda një mandati.

Share This Video


Download

  
Report form