http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste ka akuzuar kryetarin e bashkisë Lulzim Basha, si nxitësin e ndërtimeve pa leje dhe koncepti i hapësirës publike për Partinë Demokratike nuk ekziston më prej 4 vitesh. Duke ju referuar aksionit të Ispektoriatit Ndërtimor në Tiranë, deputeti Besnik Bare evidentoi rezultatet e arritura pas prishjes së 1400 objekteve pa leje.?Katër vjet Bashkia e Tiranës në duar të Partisë Demokratike, katër vjet ndërtime pa leje, uzurpim i trotuareve, parqeve të lagjeve, rrugëve, tarracave të pallateve. Hapësirat publike në Tiranë nuk ekzistonin më si koncept.U desh ndërhyrja e Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar që qytetarëve të Tiranës t?u riktheheshin hapësirat publike. Plot 98 mijë metër katrorë hapësirë publike të çliruara nga INUK deri më sot dhe 1400 objekte të paligjshme të prishura. Sigurisht, operacioni do të vazhdojë deri në çlirimin e plotë të hapësirës publike dhe kthimit të saj në përdorim të qytetarëve të Tiranës, jo klientëve të Kryetarit të SHQUP?- tha Bare.Për zotin Bare, Lulzim Basha nxiti paligjshmërinë në kryeqytet, ndërsa qeveria e mëparshme e legalizoi atë.?Kjo ishte skema e Lulit dhe Saliut për të shkatërruar hapësirën dhe pronën publike në Tiranë. Sot, në vend që të kërkojnë falje për demin e pallogaritshëm që Luli dhe Saliu kanë bërë, zgjedhin të bëhen palë me të paligjshmen duke sulmuar INUK?Duke folur edhe si deputet i Tiranës, zoti Bare mbështet aksionin e INUK për të çliruara nga ndërtimet pa kriter, hapësirat publike.