Vale restorantesh ne Cakran - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me 1400 ha tokë bujqësore fshati Cakran duhej të ishte një ndër zonat kryesore furnizuese e tregut te qytetit të Fierit me prodhime bujqësore. Por në fakt biznesi që po njeh vetëm rritje në këtë zonë është kryesisht ngritja e bareve dhe restoranteve. Përgjatë rrugës 18 km nga kthesa e Cakranit deri në qendër të fshatit janë 7 lokale ndërsa vetëm në qendër të tij janë 10 te tjerë. Kryetari i komunës Cakran thotë se mungesa e sistemit të vaditjes së tokës prej 15 vjetësh është arsyeja që ka larguar banorët e fshatit nga punët e bujqësisë. Fshati Cakran ka 5 mijë banorë. Investuesit më të mëdhenj në sektorin e shërbimeve janë emigrantët e kthyer, të cilët mes punimit te tokës dhe shërbimeve ne restorante kane zgjedhur këto te fundit.

Share This Video


Download

  
Report form