Valë shkarkimesh në hipoteka - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e përgjigjeve në kohë ndaj kërkesave të qytetarëve për zgjidhjen e problemeve kryesisht për çështje të pronësisë i ka kushtuar shtrenjtë disa dhjetëra nëpunësve të hipotekave dhe zyrave të ALUIZNI-t.



Ministrja e Drejtësisë Gjonaj, bëri me dije shkarkimin e tyre nga puna.



Por jo vetëm kaq, drejtuesja e Ministrisë së Drejtësisë lajmëroi edhe masat administrative për punonjës të tjerë, të cilët janë paralajmëruar për largim nga puna.



Sipas raportit 5-mujor të platformës së bashkëqeverisjes me qytetaret, ?Shqipëria qe duam?, kanë qenë mbi 5500 ankesa të qytetarëve për shërbimet në nivel qendror dhe lokal, pjesa më e madhe të cilave janë zgjidhur. Por raporti bënte me dije se institucioni që ka pasur më shume ankesa është Ministria e Drejtësisë, me rreth 1440 te tilla.

Share This Video


Download

  
Report form