http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E ardhmja se me cilën kombëtarja do te luaj Adnan Januzaj tashme është objekt edhe i mediave ndërkombëtare. Me titullin "Januzaj ne qendër te nje lufte" gazeta angleze "Here is the city" analizon te ardhmen e futbollistit te Manchester United duke shtruar pyetjen se cilën ngjyre te kombëtares do te mbroje Belgjikës apo Shqipërisë. Gazeta shpjegon se "djajtë e kuq" nënshkruan një kontrate te re me futbollistin e talentuar pas impresionizmit me lojën e tij ne turin aziatik te verës. Sipas "Hereisthecity"18-vjeçarit i duhet te marre tashme një vendim. Adnan Januzaj ka lindur ne Belgjike por prindërit e tij janë shqiptare te Kosovës. Ne termat futbollistik mund te konsiderohet një zgjidhje e lehte. Belgjika ka për momentin një gjenerate te arte qe pas vitit 2002 por po te mendosh për ndjenjat Shqipëria është me lart. Trajneri i Belgjikës Mark Vilmots ka deklaruar te mërkurën se Januzaj duhet te marre një vendim me zemër. Asistenti i tij Borkelmans kishte folur me Januzaj dhe tashme pritet vendimi i adoleshentit. Deri ne këto momente Januzaj ka refuzuar gjithmonë grumbullimet e te gjitha ekipeve te moshave te Belgjikës. Vilmots ka mohuar zërat se te Januzaj mund te influencoje edhe blerja me e re e Manchester United Maruan Felaini. "Unë nuk do t'i kërkoje Felainit te influencoje te Januzaj, absolutisht kjo nuk është puna e tij". Gazetari shpjegon se deri tani Januzaj nuk ka vendosur por kjo nuk do te zgjasë shume kohe për te zbuluar te ardhmen e tij. Ai dëshirohet aq shume nga shqiptaret te cilët janë një komb qe po përjetojnë një moment pozitiv ne futboll.