http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-deputeti i PD Mark Marku ka kritikuar bojkotin e opozitës gjate prezantimit te programit qeverisës te se majtës. Ne një interviste dhëne Kanalit 7, Marku nënvizon se vendit i duhet një opozite e forte me nje tjetër fryme: Atë alternative dhe jo opozita qe di te beje Sali Berisha. Marku është skeptik edhe për thirrjet e drejtuesve te opozitës për te dale me protesta ne sheshe. Ai i sheh ato si përpjekje te dëshpëruara te disa njerëzve qe u iku pushteti. Mark Marku ka qene shpesh një zë i forte kritik brenda te djathtës edhe gjate kohës kur ajo ishte mazhorance ne Shqipëri. Ne zgjedhjet e fundit ai nuk u përfshi ne listat e kandidateve për deputet.