http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshe nga një vit me pare kur opozita diskutoi për dy dite me radhe ne Parlament buxhetin dhe paketën fiskale; bojkoti e ka reduktuar oponencën per këto ligje ne një mbledhje qe zgjati me pak se një ore ne selinë e PD. Deputetet demokrate te Komisionit te Ekonomisë dhe Veprimtarisë Prodhuese kane kritikuar uljen e investimeve publike ne këtë projekt-buxhet, qe sipas opozitës do te sjelle rënie te ekonomisë. Sipas opozitës problem mbeten edhe fondet per qeverisjen vendore dhe fondi i zhvillimit te rajoneve eshte orientuar drejt bastioneve elektorale te kryeministrit Rama dhe kryetarit Meta. Sipas deputetit ardian turku krerët e njësive vendore ndodhen ne nje pozicion te vështire. Ndërsa kuvendi shqyrton paketën fiskale dhe projektbuxhetin per vitin e ardhshëm, fokusi kryesor i opozitës mbetet protesta e 22 petorit. Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka mbledhur anetaret e zgjedhur te këshillit kombëtar per te diskutuar përgatitjet per protestën.