Femijet me autizem ne shkolla - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fëmijët me autizem frekuentojnë shkollat publike, por nuk kane mësues te posaçem për kujdesin dhe edukimin e tyre. Nje 7-vjeçar nga Tirana, nxënës ne klasën e pare, ka elemente autizimi dhe probleme me dëgjimin. Ne mungese te mësues ndihmese, ne banke me këtë te mitur qëndron nena e tij. Ajo ka lëne punën dhe i është përkushtuar tërësish te birit. Mësuesja e klasës se pare, ku ndodhet dhe 7-vjeçari me autizem, tregon se e ka te pamundur qe e vetme te menaxhoje klasën me 35 fëmije dhe nxënësin me aftësi te kufizuara. Sipas dispozitave normative për arsimin parauniveristar, fëmijët me aftësi te kufizuara qe frekuentojnë shkollat publike duhet te kenë mësues ndihmës dhe te trajnuar për gjendjen e tyre. Ende këta mësues mungojnë ne shkolla, ndaj shumica e prindërve ne pamundësi për te lëne pune e ka zgjidhur privatisht. Vetëm ne Tirane janë rreth 250 fëmije me autizem dhe aftësi te kufizuara qe ndjekin shkollat publike. Burime nga drejtoria arsimore e Tiranës bëjnë te ditur se nuk ka mësues ndihmës pasi nuk është miratuar fondi i pagave për ta.

Share This Video


Download

  
Report form