http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kopshti ?Bleta? në Shkup të Maqedonisë mëson fëmijët të falen. Nje video amatore e publikuar ne vete faqen e ketij institucioni e qe me pas është hequr ka shkaktuar jo pak reagime. Maqedonia është shtet laik dhe pavarësisht se behet fjale per nje institucion privat, ne kete rast ka tejkalim te programit mësimor. Më tepër sesa institucion edukimi, kopshti të jep përshtypjen e një institucioni fetar, nisur nga ato çfarë ka postuar tek faqen e Facebook e qe tashme jane publikuar nga mjaft protale. Në videon e shkurtër, shfaqeshin fëmijët që ecin përreth një vendi të improvizuar si objekti i Qabes në Mekë të Arabisë Saudite. Reagimet e shumta kane bere qe kopshti bleta te mbylle edhe faqen e Facebook. Shumë persona shfaqen irritim ndaj këtij veprimi por ka pasur edhe reagime qe shprehnin admirim per sjelljen e te vegjëlve. Ndërkohë, ministria përkatëse ne Maqedoni, është duke verifikuar shumë parashkollore ne për te pare nese ka shkelje te laicitetit apo te programeve mësimore.