Kontrolli tatimor te VIP-at - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lajmi se 1000 kompani të klasifikuara si biznese të mëdha, apo të quajtura ndryshe VIP do të kontrollohen nga një firmë audituese e huaj ka ndezur debat në mjedisin e biznesit. Stefan Pinguli, pronar i një fabrike birre, pranon se deri tani biznesi i tij ka patur shfaqje të papritura të tatimorëve dhe organeve të tjera, por ai thotë që duhet të sqarohet pjesa nëse firma që do të pajtohet të bëjë këtë punë do të ketë përgjegjësi të njëjta siç kanë patur strukturat shtetërore apo thjesht kontroll të bilanceve. Të lehtësuar nga ky lajm duket se janë bizneset e huaja. sipas kryetarit të dhomës britanike, gjobat dhe kontrollet e befta kanë trembur investitorët në Shqipëri. Aktualisht në Shqipëri janë katër firma të cilat merren me auditin financiar të bizneseve. Ndërkohë që ka më tepër se një vit që dhoma amerikane e tregtisë dhe ajo gjermane kanë shprehur në media shqetësimet lidhur me mënyrën që tatimorët kanë kontrolluar firmat e huaja, shqetësime që i janë vënë në dijeni dhe qeverisë së ikur.

Share This Video


Download

  
Report form